Aktualitet

Aksident tek rruga e “Kavajës”, drejtuesi përplas 25-vjeçaren në vizat e bardha

Teksa nuk dihet sesi është gjendja e saj shëndetësore, ende s'ka asnjë informacion nëse është ndaluar shoferi i mjetit. 

24 Maj 2023, 16:25 Nga A.B
Aksident tek rruga e “Kavajës”, drejtuesi përplas
Aksident

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, në 'rrugën e Kavajës'. Raportohet se një 25-vjeçare është përplasur nga makina teksa ishte duke kaluar vijat e bardha. 

Siç shihet edhe në pamje, të shumtë kanë qenë kalimtarët që i kanë ardhur në ndihmë të plagosurës. Teksa nuk dihet sesi është gjendja e saj shëndetësore, ende s'ka asnjë informacion nëse është ndaluar shoferi i mjetit. 

Policia ende s'ka dalë me një njoftim për ngjarjen e rëndë./Dosja.al

aksident ne tirane

Sondazh

Poll