Aktualitet

Denoncimi ndaj drejtorit të Kadastrës në Fier, Dallëndyshe Bici: Kush i shërben vetes, ka punë me prokurorinë

Bici shprehet se denoncimi ndaj drejtorit të Kadastrës në degën e Fierit, Arben Voja dhe specialistes Shpresa Gjikondaj është bërë pas dëmit prej 95 milionë lekësh që ata i kanë kushtuar buxhetit të shtetit me shpërdorimin e detyrës së tyre.

24 Maj 2023, 15:32 Nga A.B
Denoncimi ndaj drejtorit të Kadastrës në Fier, Dallëndyshe
Dallëndyshe Bici

TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka reaguar pas denoncimit që u bë ndaj institucionit që ajo drejton ndaj 2 zyrtarëve të zyrës në Fier. Bici shprehet se denoncimi ndaj drejtorit të Kadastrës në degën e Fierit, Arben Voja dhe specialistes Shpresa Gjikondaj është bërë pas dëmit prej 95 milionë lekësh që ata i kanë kushtuar buxhetit të shtetit me shpërdorimin e detyrës së tyre.

“Kam firmosur sot kallëzimin penal me akuzën “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash” me pasojë dëmin e rreth 9.5 milionë lekëve në buxhetin e shtetit, për dy zyrtarë të DVASHK dega Fier, drejtorin dhe një specialiste.  Grupet e kontrollit vazhdojnë verifikimet në çdo drejtori, e zyrë të ASHK. Ata që u shërbejnë qytetarëve kanë punë me mua. Kush i shërben vetes në dëm të njerëzve, duke shfrytëzuar besimin e shtetit, ka punë me Prokurorinë”- thuhet në reagimin e Bicit.

dallendyshe bici arben voja

Sondazh

Poll