Aktualitet

Zjarr tek bodrumet e ministrisë së Brendshme, Policia jep detajet zyrtare

1 Mars 2019, 20:13 Nga DOSJA
Zjarr tek bodrumet e ministrisë së Brendshme, Policia jep detajet

TIRANË– Një zjarr ka rënë pak momente më parë në bodrumin e Ministrisë së Brendshme. 

Fillimisht dyshohej se zjarri kishte rënë në dhomën e serverave të sistemit TIMS, për shkak të një defekti në kabujt elektrik.

Por nga njoftimi paraprak i Policisë, rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike, ndërsa ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet.

Sipas njoftimit të Policisë të gjitha sistemet brenda godinës janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim.

Njoftimi i policisë:

Tiranë
Informacion paraprak

Rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, Shërbimet e Sigurisë konstatuan tym. Shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike.

Rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike.

Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet.

Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e brendshme zjarr ministria e brendshme zjarr

Sondazh

Poll