Bota

Prigozhin publikon BILANCIN: Mbi 20.000 luftëtarë të Wagner-it janë vrarë në Bakhmut

Sipas këtyre përllogaritjeve, forcat ruse pësuan rreth 100,000 humbje në pesë muaj, duke përfshirë të vrarët dhe të plagosurit. 

24 Maj 2023, 16:43 Nga a.l
Prigozhin publikon BILANCIN: Mbi 20.000 luftëtarë të Wagner-it
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Yevgeny Prigozhin, themeluesi i kompanisë private ushtarake (PMC) Wagner Group ka njoftuar se 20,000 luftëtarë të kompanisë janë vrarë në Ukrainë. Prigozhin zbuloi se gjysma e të vrarëve ishin ish të dënuar të rekrutuar nga burgjet ruse.

Kreu i grupit ushtarak fajësoi për numrin e lartë të viktimave ministrin rus të Mbrojtjes Sergej Shoygu dhe Valeriy Gerasimov, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë. Ai pretendoi se Grupi PMC Wagner rekrutoi rreth 50,000 luftëtarë nga kolonitë penale. Prigozhin zbuloi më tej se në kohën e betejave për Bakhmutin, 35,000 njerëz shërbenin në Grupin Wagner, shkruajnë mediat e huaja. 

“Gjatë operacionit zgjodha 50 mijë të dënuar, prej të cilëve rreth 20% vdiqën. Po aq të vdekur ishin edhe ndër ata që na erdhën me kontratë. Përafërsisht 20% të tjerë janë të plagosur, të cilët kanë lëndime që nuk i lejojnë të kryejnë detyra luftarake për tre muaj ose më shumë”, tha Prigozhin.

Sipas raportit nga Shtëpia e Bardhë në fillim të majit, 20,000 personel ushtarak rus u vranë në pesë muajt e fundit gjatë betejave për Bakhmut, gjysma e tyre ishin luftëtarë të Grupit Wagner. Sipas këtyre përllogaritjeve, forcat ruse pësuan rreth 100,000 humbje në pesë muaj, duke përfshirë të vrarët dhe të plagosurit. 

yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll