Politike

Berisha: Nesër në seancë duhet të votojmë minimumin jetik! Çdo shqiptar duhet të ketë pagë mujore për ekzistencën e tij

Sali Berisha tha se kjo është premtuar gjatë fushatës dhe se Shqipëria i ka kushtet për ta përballuar.

24 Maj 2023, 14:20 Nga k.m.
Berisha: Nesër në seancë duhet të votojmë minimumin
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se në seancën plenare të ditës së nesërme do të fokusohen te minimum jetik jo te rrogat e ministrave dhe deputetëve. Në fjalën e tij gjatë mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Sali Berisha tha se kjo është premtuar gjatë fushatës dhe se Shqipëria i ka kushtet për ta përballuar.

"Tani kam një problem me rendin e ditës. Çështja e rrogave. Të dashur deputetë, unë do shpreh mendimin tim përpara jush. Emergjencë e të gjitha emergjencave për mua është votimi i minimumit jetik. Ne, duhet të votojmë minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit. Avokati i Popullit ka përdorur ekspertët më të mirë dhe ka gjetur se minimumi jetik aktualisht në Shqipëri është 200 euro. Ndaj dhe ne do të kërkojmë në mënyrë të prerë, hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e minimumit jetik. E kemi premtuar edhe gjatë fushatës. Shqipëria i ka të gjitha kushtet për ta përballur. Minimumi nënkupton që nuk ka shqiptar që nuk do ketë të paktën 200 euro për pagën e tij. Nuk është e vërtetë se kjo është për 3 milionë shqiptarë, kjo është shtesë mbi pensionet, mbi ndihmën ekonomike, por kjo është plotësisht e përballueshme. Ndaj ne do bëjmë në parlament një betejë të fuqishme për të mos filluar nga rritja e rrogave për deputetët dhe ministrat, por duke filluar me minimumin jetik. Mendoj të përgatisim amendamentin dhe nesër kjo do jetë tema jonë kryesore në parlament,"-tha Berisha. 

sali berisha pd

Sondazh

Poll