Politike

Manja pyetet për vdekjen e të riut në QSUT: Refuzoj të flas, rasti është nën hetim

Ndërkohë që theksoi se duhet që te merren procedurat e nevojshme në përfundim të hetimit. 

24 Maj 2023, 13:40 Nga I.A
Manja pyetet për vdekjen e të riut në QSUT: Refuzoj të flas,
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur në lidhje me vdekjen e Jani Rustemajt, i cili përfundoi në koma në QSUT pasi ishte i arrestuar për vjedhje. Manja refuzpoi që të jap komente, duke theksuar se ky rast edhe nën hetim e sipër. Ndërkohë që theksoi se duhet që te merren procedurat e nevojshme në përfundim të hetimit. 

“Për sa kohë është duke u hetuar, ka disa kakofoni dhe refuzoj të flas. kemi përgjigje konkrete për secilin nga rastet dhe për secilin prej këtyre personave që kanë humbur jetën. Iu shpreh ngushëllime familjarëve. Edhe në këto qendra ndodhin aksidente njerëzore, por në përfundim të hetimit ftoj që të merren procedurat në rastin konkret”, tha Manja.

ulsi manja jani rustemaj

Sondazh

Poll