Politike

Krifca: Miratohet vendimi për ndryshimin e kritereve për certifikimin e subjekteve agroturistike, janë gjeneruar 80 mln euro

Po ashtu ajo ka theksuar se nga llogaritë, vihet re se 80 mln euro të ardhura janë gjeneruar në vit nga agroturizmi.

24 Maj 2023, 13:34 Nga I.A
Krifca: Miratohet vendimi për ndryshimin e kritereve për
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi për ndryshimin e kritereve për certifikimin e subjekteve agroturistike. Pas përfundimit të mbledhjes, Krifca ka theksuar se në të gjithë Shqipërinë janë rreth 70-80 agruturizme, të cilat u shërbjnë komuniteteve. Po ashtu ajo ka theksuar se nga llogaritë, vihet re se 80 mln euro të ardhura janë gjeneruar në vit nga agroturizmi.

"Sot në mbledhje Këshilli i Ministrave ka miratuar vendim për ndryshimin e kritereve për certifikimin e subjekteve agroturistike. Erdhi ndryshimi prej kërkesave të grupeve të interesit që duan të përfitojnë nga një politikë fiskale që e kemi ndërtuar që në vitin 2018 dhe kemi bërë të mundur që të japim paketë fiskale që i favorizon si TVSH 6%, tatami mbi fitimin 5% dhe taksa e infrastrukturës 0. Në fakt ka qenë kjo politikë që i ka ndihmuar agroturizmat të përfitojnë. Ne agroturizmin e shohim si aktivitet i diversifikimit të fermës në zonat e thellave rurale që kryejnë aktivitete të mikpritjes, të mbështetura edhe prje qeverisë. Janë rreth 70-80 anembanë Shqipërisë dhe i shërben komuniteteve. Nga llogaritë e fundit, 80 mln euro të ardhura janë gjeneruar në vit nga agroturizmi, i cili ndihmon shumë bujqësinë se krijon magnet për të përthithur rininë”, tha Krifca.

frida krifca

Sondazh

Poll