Politike

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

Dashnor Sula tha para mediave se përgjegjësia sipas është e të gjithëve duke shtuar se duhet një reflektim dhe një analizë e thellë për të evidentuar shkaqet dhe për të ndryshuar situatën.

24 Maj 2023, 14:11 Nga k.m.
Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në një komunikim për mediat ka deklaruar se përçarja e brendshme rezultoi fatale për opozitën në zgjedhjet e 14 majit. Teksa futej për në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sula tha para mediave se përgjegjësia sipas është e të gjithëve duke shtuar se duhet një reflektim dhe një analizë e thellë për të evidentuar shkaqet dhe për të ndryshuar situatën.

"Qëndrimi im ka qenë i qartë dhe i prerë. Nuk dua të ketë rikthim në PD, nëse duam ta lëmë konfliktin e hapur kjo do ishte zgjidhje. Jam krenar që kam marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit. Unë e kam thënë gjithmonë se do mbështes çdo kandidat të opozitës. Nuk atakoj emra konkretë, por ishte e pafalshme që demokratët nuk u bënë bashkë, nuk u krijua frymë bashkëpunimi, kjo ishte fatale. Ne duhet të kemi përgjegjësi për humbjet e 14 majit, unë që në krye të herës kam qenë për bashkëpunim. Përçarja tregoi se ishte fatale për opozitën. Unë mendoj dhe gjykoj me mendje të kthjellët, të gjithë kanë kontributin e tyre në PD. Të gjithë duhet të kuptojnë se pa u bashkuar ne jemi të mbaruar,"-tha Sula.

dashnor sula

Sondazh

Poll