Politike

Zëdhënësi i fushatës së Belerit ngre akuza: Më vendosën çip në makinë, po përgjojnë vëllain tim...

Dhuli ka treguar se nuk është e ligjëshme që të gjithë shtabit elektoral të Fredi Belerit ti vendosen çipa në makinë.

24 Maj 2023, 13:39 Nga f.i
Zëdhënësi i fushatës së Belerit ngre akuza: Më
Skerdian Dhuli

TIRANË- Zëdhënësi i fushatës së Belerit, Skerdian Dhuli ka folur rreth arrestimit të kryebashkiakut të Himarës, ku ka ngritur akuza të reja. I ftuar në Euronews Albania, Dhuli ka treguar se nuk është e ligjëshme që të gjithë shtabit elektoral të Fredi Belerit ti vendosen çipa në makinë.

“Unë kam një detaj juridik. Kjo histori ka një tjetër skandal. Prokuroria e Vlorës jep urdhër për përgjimin e Fredi Belerit dhe 4 personave të tjerë të cilët nuk janë pjesë e shtabit electoral. Çfarë bën policia e Himarës?! Vë në përgjim të gjithë shtabin elektorale të Fredi Belerit, në kundërshtim me çdo ligj të mundshëm, duke i vënë çipa makinave tona. Në rastin tim kanë bërë një skandal tjetër, që po e bëj publike tani për herë të parë. I vendosën çip makinës time dhe nuk përgjonin mua, që jam pjesë e shtabit të Belerit, por përgjojnë vëllanë tim, një person që nuk është marrë kurrë me politikë, një njeri që pounon 16-orë si mekanik dhe duhet ta përgjojnë ca policië bastardë të Edi Ramës. Pse duhet ta përgjojnë vëllanë tim? Vetëm sepse unë merrem me politikë. E kupton çfarë bëjnë këta, vënë në përgjim familjarët tanë”,- tha Dhuli.

fredi beleri arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll