Politike

Kompensimi i pronave, Manja: Do u kthehen pronarëve, ose kompensim financiar

Po shtoi se nëse në atë pronë ka ndërtime, do të bëhet shpronësimi në lekë. 

24 Maj 2023, 13:11 Nga I.A
Kompensimi i pronave, Manja: Do u kthehen pronarëve, ose kompensim
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur për kompensimin e pronave në vend. Ai ka theksuar se çdi ish-pronar duhet që të bej kërkesë për njohjen e pronës dhe ajo do i kthehet fizikisht. Po shtoi se nëse në atë pronë ka ndërtime, do të bëhet shpronësimi në lekë. 

“Kaluam dy vendime të rëndësishme në lidhje me kompensimin e pronave, kështu kompletojmë paketën nënligjore. Procesi i njohjes së pronës dhe shpërblimi i pronës nuk ka asnjë pengesë ligjore. Çdo ish-pronar që do të bëjë një kërkesë për njohjen e pronës, i kthehet fizikisht siç e kanë pasur kur i është konfiskuar, nëse është e lirë. Ndërsa ato ish-pronarë, që i është zënë prona me ndërtime ose do përdoret për shërbime publike, do kenë një shpërblim financiar”, tha ai.

ulsi manja

Sondazh

Poll