Politike

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë

Alibeaj tha se një parti nuk duhet të jetë në varësi të emrave individualë.

24 Maj 2023, 13:06 Nga k.m.
Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se çdokush ka të drejtë të kandidojë për kryetar të një partie që është demokratike, pas pyetjes që i bënë gazetarët nëse do të jetë apo jo Basha në drejtim të PD-së. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se një parti nuk duhet të jetë në varësi të emrave individualë.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Enkelejd Alibeaj: Një parti që nuk duhet të jetë në varësi të emrave individualë. Kaq e thjeshtë është. Rregulla, standarde, anëtarësi, shkrifërim i partisë. Kjo është çfarë kërkohet sot...

Pyetje: A do të jetë Basha në drejtim të partisë? Po, apo jo?

Enkelejd Alibeaj: Më e qartë se kaq… Mund t’ju them se çdokush ka të drejtë të kandidojë në një parti që është vërtetë demokratike. E vlerëson antarësia me votim të rregullt, të ndershëm, do të duhet të ju besohet atyre. Ka mbaruar koha....këtë e vlerëson vetëm anëtarësia. 

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll