Politike

Nuk ka më dilema, rikthehet Lulzim Basha! Pasdite nis takimet me të rinjtë në Tiranë, pritet tur në gjithë Shqipërinë

Por pas dështimit të të 2 PD-ve në zgjedhjet e fundit, duket se Lulzim Basha nis sot pasdite rikthimin në politikë. Ai do të zhvillojë një takim me të rinj në një hotel të kryeqytetit.

24 Maj 2023, 12:03 Nga k.m.
Nuk ka më dilema, rikthehet Lulzim Basha! Pasdite nis takimet me të
Lulzim Basha

TIRANË- 21 mar 2022 ishte dita e fundit kur ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pa në selinë blu, por edhe më rrallë u duk në Kuvend. Pas dorëheqjes nga kryesimi i partisë më të madhe opozitare në vend, Basha nuk u 'duk' më në politikën aktive, madje as në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Por pas dështimit të të 2 PD-ve në zgjedhjet e fundit, duket se Lulzim Basha nis sot pasdite rikthimin në politikë. Ai do të zhvillojë një takim me të rinj në një hotel të kryeqytetit. Takimi do të mbahet në orën 16.30. Kjo lëvizje e paralajmëruar vjen pas humbjes së demokratëve në zgjedhjet e 14 majit, dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt si kreu i Komanduar i PD-së zyrtare dhe kryetar i Grupit Parlamentar. Kreun e grupit e mban tashmë Gazment Bardhi. 

Por duket se Basha nuk do të ndalet me kaq dhe do të nisë dhe një tur në të gjithë vendin. Ndërkohë, nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot se do të mbledhë grupin e tij parlamentar, takim që do të nisë në orën 13:00; një takim të ngjashëm me "deputetët e tij" do të mbajë paralelisht edhe Gazment Bardhi. Megjithatë ende nuk dihet se cili do të jetë përfundimi i këtyre mbledhjeve, pasi të dy palët duan bashkim, por me kushte. Berisha nuk do Alibeajn dhe Bashën në PD, ndërsa deputetët e tjerë duan largimin e Berishës nga selia blu. 

lulzim basha pd

Sondazh

Poll