Bota

Qytetarët mund të përdorin trenin, Franca ndalon fluturimet me distanca të shkurtra

Ndalimi përjashton udhëtimin ajror midis Parisit dhe qyteteve duke përfshirë Nantes, Lyon dhe Bordeaux.  Kritikët i kanë përshkruar masat e fundit si "ndalime simbolike".

23 Maj 2023, 20:29 Nga a.l
Qytetarët mund të përdorin trenin, Franca ndalon fluturimet me
Avion

FRANCË- Franca ka ndaluar fluturimet e brendshme me distanca të shkurtra ku ekzistojnë alternativa si treni, në një përpjekje për të ulur emetimet e karbonit. Ligji hyri në fuqi dy vjet pasi ligjvënësit kishin votuar për t'i dhënë fund rrugëve ku i njëjti udhëtim mund të bëhej me tren në më pak se dy orë e gjysmë.

Ndalimi përjashton udhëtimin ajror midis Parisit dhe qyteteve duke përfshirë Nantes, Lyon dhe Bordeaux.  Kritikët i kanë përshkruar masat e fundit si "ndalime simbolike", shkruajnë mediat e huaja. 

Laurent Donceel, kreu i përkohshëm i grupit të industrisë Airlines for Europe (A4E), tha se ndalimi i këtyre udhëtimeve do të ketë vetëm efekte minimale në prodhimin e CO2. Ai shtoi se qeveritë duhet të mbështesin zgjidhje reale dhe domethënëse për këtë çështje. Linjat ajrore në të gjithë botën janë goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Faqja e internetit Flightradar24 raporton se numri i fluturimeve vitin e kaluar ishte ulur pothuajse 42% nga 2019. 

france

Sondazh

Poll