Bota

Sanksionet perëndimore/ Rusia pëson humbjet e para, 'Gazprom' njofton një rënie prej 41 për qind të fitimeve

Në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve, grupi tha se marzhet e fitimit u ndikuan nga një rritje në pagesat e taksave në gjysmën e dytë të vitit.

23 Maj 2023, 19:28 Nga a.l
Sanksionet perëndimore/ Rusia pëson humbjet e para,
GAZPROM

RUSI- Gjigandi rus energjetik Gazprom, eksportet e gazit të të cilit kanë rënë në vazhdën e konfliktit në Ukrainë, njoftoi se fitimi i tij neto ra me 41 për qind vitin e kaluar për shkak të rritjes së taksave. Kompania raportoi një fitim prej 1.2 trilionë (15 miliardë dollarë) për vitin 2022, nga 2.1 trilion rubla në vitin e kaluar, shkruajnë mediat e huaja. 

Në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve, grupi tha se marzhet e fitimit u ndikuan nga një rritje në pagesat e taksave në gjysmën e dytë të vitit. Bordi tha se kompania duhet të mbajë në burim pagesat e dividentëve. 

Sanksionet perëndimore kanë ndikuar rëndë kompaninë shtetërore të kryesuar nga Alexei Miller, një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin. Në maj, Forumi i Vendeve Eksportuese të Gazit raportoi se importet evropiane të gazit natyror të tubacionit nga Rusia ishin ulur me 55 për qind në vitin 2022. Me pjesën më të madhe të tregut evropian jashtë kufijve, përveç gazit natyror të lëngshëm që Evropa është ende duke blerë, Gazprom ka kërkuar të orientohet drejt Azisë.

sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll