Bota

Dyshohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, arrestohet ish-kryebashkiaku i Sarajevës

Ai do të transferohet në ambientet e Prokurorisë Kantonale brenda afatit të caktuar. 

23 Maj 2023, 20:06 Nga a.l
Dyshohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, arrestohet
Abdulah Shaka

Ambasadori aktual i BeH në Katar, Abdulah Shaka (SDA), është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte kryetar i komunës së Sarajevës (2016 - 2020), shkruajnë mediat vendase. 

Gjatë ditës, zyrtarët e MPB-së të Kantonit të Sarajevës, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së KS-së, kryen kontrolle të shumta në disa komuna Stari Grad, Qendër dhe Vogosca. Pas kësaj, Shaka është dërguar në ambientet e MPB-së të Kantonit të Sarajevës, ku ka dhënë deklaratë dhe më pas është arrestuar. Ai do të transferohet në ambientet e Prokurorisë Kantonale brenda afatit të caktuar. 

Aksioni “Vizionar” kryhet për shkak të dyshimit për kryerjen e disa veprave penale, ndër të tjera – shpërdorim detyre, falsifikimi i dokumenteve zyrtare, dhënie dhurata dhe forma të tjera përfitimesh. Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale, disa persona janë dërguar në ambientet zyrtare të policisë.

Bazuar në raportet e marra gjatë viteve të fundit, Prokuroria Kantonale në Sarajevë ka hapur disa raste kundër Shakës. Janë të shumta skandalet që lidhen me emrin e tij dhe dyshimet për tenderë gjatë organizimit të EYOF-it, ndërtimin e ndriçimit publik të vilës së Skakës në Tërnovë, punësimin e paligjshëm, projektin e dorëzimit të një makine Formula E. 

Në raportin e dorëzuar në prill të vitit të kaluar nga kryetarja e Sarajevës, Benjamina Kariç, për punën e administratës së mëparshme të qytetit të udhëhequr nga Abdulah Shaka, sipas inspektorit janë konstatuar paligjshmëri dhe veprime kriminale të administratës së mëparshme të qytetit.

abdulah skaka

Sondazh

Poll