Bota

Paralajmërimi nga Kina/ Pritet një valë e re e virusit vdekjeprurës COVID-19, në qershor rrezikon të përhapen 65 milionë infeksione

Po ashtu Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më herët njoftoi se pandemia e Covid-19 nuk është më një 'urgjencë', por ekspertët vendas paralajmërojnë për të kundërtën.   

23 Maj 2023, 18:51 Nga a.l
Paralajmërimi nga Kina/ Pritet një valë e re e virusit
Covid-19

KINË- Një valë e re e virusit vdekjeprurës koronavirus (COVID-19) është paralajmëruar se do të shpërthejë në Kinë. Mediat e huaja raportojnë se vendi po përjeton një tjetër kul të rasteve të virusit ku në fund të qershorit parashikohet të arrijnë kulmin në rreth 65 milionë infeksione në javë. 

Autoritetet e Kinës po nxitojnë të forcojnë arsenalin e tyre të vaksinave me qëllimin e vetëm për të shmangur një pandemi tjetër, situata e panedimsë duket se ka marrë sërish kthesë. Po ashtu Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më herët njoftoi se pandemia e Covid-19 nuk është më një 'urgjencë', por ekspertët vendas paralajmërojnë për të kundërtën.   

Rritja e fundit e Kinës është nxitur nga varianti i XBB. Pritet që deri në fund të majit të arrihen 40 milionë infeksione në javë. Në kushtet e emergjencës dhe rrezikut për një rritje të të prekurve me virusin vdekjeprurës, Kina po përgatitet gjithashtu të nxjerrë vaksina të reja që do të synojnë të luftojnë variantin XBB. 

covid-19 në kinë

Sondazh

Poll