Bota

Kreu i serbëve në Bosnje-Hercegovinë vizitë në Moskë, takohet me Putinin

Presidenti i Republika Srpska, një entitet me shumicë etnike serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, mbërriti në Moskë të hënën dhe u takua me sekretarin e Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev.

23 Maj 2023, 20:16 Nga a.l
Kreu i serbëve në Bosnje-Hercegovinë vizitë në
Milorad Dodik dhe Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin pritur sot në një takim në Moskë liderin serb të Bosnjës Milorad Dodik për të tretën herë në më pak se një vit.

Presidenti i Republika Srpska, një entitet me shumicë etnike serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, mbërriti në Moskë të hënën dhe u takua me sekretarin e Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev, shkruajnë mediat e huaja. 

Dusko Perovic, kreu i misionit të Republika Srpska në Rusi, tha për Sputnik se presidenti serb i Bosnjës mund të diskutojë furnizimet me gaz gjatë takimit me Putinin. Konflikti në Ukrainë nuk do të jetë në rendin e ditës. 

milorad dodik vladimir putin

Sondazh

Poll