Bota

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi/ Mbyllet votimi për turqit që jetojnë jashtë vendit, rezultati shpallet të dielën

Në raundin e parë votuan mbi 1.7 milionë votues. Ekspertët thonë se këto vota nga diaspora turke mund të jenë vendimtare në përcaktimin e fituesit në raundin e dytë.

23 Maj 2023, 18:46 Nga a.l
Raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi/ Mbyllet votimi për turqit
Votat

TURQI- Mbyllet votimi për shtetaist turk që jetpojnë jashtë vendit, për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe paralamentare që do të mbahen më 28 maj në Turqi. Mediat e huaja raportojnë se rreth 3.4 milionë turq që jetojnë jashtë vendit, ose 5% e totalit të votave, kishin të drejtë të votonin në balotazhin midis presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan dhe kreut të koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu.

Në raundin e parë votuan mbi 1.7 milionë votues. Ekspertët thonë se këto vota nga diaspora turke mund të jenë vendimtare në përcaktimin e fituesit në raundin e dytë.

Në Itali kutitë e votimit janë mbyllur dhe vulosur. Turqit në Itali mund të votonin më 20, 21 dhe 22 maj në Ambasadën në Romë dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Milano.

Në Spanjë, fletët e votimit nga Madridi dhe Barcelona u dërguan në Turqi me fluturime të planifikuara të Turkish Airlines të shoqëruar nga korrierët diplomatikë të martën në mëngjes. 

Gjermania është shtëpia e diasporës më të rëndësishme turke. Më shumë se 1.5 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është aktualisht kryesuesi, pasi ka siguruar 49.5% të votave më 14 maj, një jastëk prej gati pesë pikësh ndaj kreut të koalicionit opozitar Kemal Kilicdaroglu. Erdogan mori mbështetjen e nacionalistit Sinan Ogan të hënën, i cili mori 5% të votave në raundin e parë. 

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll