Sport

Makthi nuk ka mbaruar për Juven, pritet verdikti për "pagat" dhe vendimi i UEFA-s...

Pritet një qershor shumë i nxehtë për Juventusin në frontin e drejtësisë sportive: në datën 15 seanca e linjës së dytë të hetimeve. Pastaj në pritje të Nyonit

23 Maj 2023, 14:45 Nga DOSJA
Makthi nuk ka mbaruar për Juven, pritet verdikti për "pagat"

ITALI - Makthi nuk ka mbaruar. Pas 10 pikëve penalizuese, të vendosura nga Gjykata e Apelit e FIGC-së për hetimin e fitimeve kapitale, Juventusi, i cili po shqyrton nëse do të apelojë ose jo në Kolegjin Garancie Coni, tani pritet të përballet me një tjetër muaj shumë të nxehtë sportiv në frontin e drejtësisë. 

Seanca dëgjimore e linjës së dytë të hetimeve, para gjykatës kombëtare federale të FIGC-së për të ashtuquajturën 'manovër e pagave' është caktuar për më 15 qershor, ku do të shikohet marrëdhëniet  me disa agjentë sportivë dhe partneritete me klube të tjera. Me fantazmën e një tjetër penalltie të mundshme në horizont dhe pasigurinë nëse do të zbatohet këtë apo sezonin e ardhshëm. Më pas është loja e hapur me UEFA-n.

Në të njëjtën kohë ekziston edhe UEFA, e cila pasi ka marrë të gjitha dokumentet nga prokuroria e Torinos, po kryen hetimet paralele dhe e cila dyshohet se po përgatit përjashtimin e Juventusit nga kompeticionet e kupave. Vendimi i Nyon pritet në qershor siç raportohet nga "Gazzetta dello Sport".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll