Sport

Mourinho, Becker dhe Navratilova, takimi i legjendave në ‘Foro Italico’

Trajneri portugez, i cili tashmë e ka treguar pasionin e tij për tenisin, pati kohë për një takim special, me dy legjendat e këtij sporti: Martina Navratilova dhe Boris Becker, me të cilët trajneri i Romës bisedoi.

23 Maj 2023, 11:15 Nga DOSJA

Mourinho, Becker dhe Navratilova, takimi i legjendave në ‘Foro

ITALI - Pasdite e kushtuar sportit, por jo futbollit për Josè Mourinhon. Trajneri i Romës shkoi në ‘Foro Italico’ për të ndjekur finalen e tenisit ‘Internazionali d'Italia’, turne i fituar nga rus Medvedev. Sapo mbërriti në tribunën e fushës qendrore, ‘Special One’ u prit nga ovacionet e publikut, të cilin e falënderoi menjëherë.

Në fund të ndeshjes, trajneri portugez, i cili tashmë e ka treguar pasionin e tij për tenisin, pati kohë për një takim special, me dy legjendat e këtij sporti: Martina Navratilova dhe Boris Becker, me të cilët trajneri bisedoi. 

Në rrjetet sociale ai botoi fotot me dy kampionët, duke treguar edhe një copëz bisedë të bukur nga ajo me amerikanen. “Nuk mund ta besoja, kur Martina më tha ‘Po të isha futbollist do të kisha dashur të isha trajner nga ti’, mendova se ajo as nuk më njihte”.  Kështu ka shkruar Mou në Instagram, krahas fotos që e shfaq së bashku me 18 herë kampionen e Grand Slam-it.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll