Sport

RISI! Flaka Olimpike do të digjet në ‘Kullën Eifel’ për Lojërat e “Paris 2024”

Flaka Olimpike do të mbërrijë në qytetin port të Marsejës më 8 maj, me anije, pas një udhëtimi 10-ditor përmes Mesdheut nga Greqia.

23 Maj 2023, 12:45 Nga DOSJA
RISI! Flaka Olimpike do të digjet në ‘Kullën Eifel’

FRANCE - Organizatorët e Lojërave Olimpike në Paris në vitin 2024 po planifikojnë ta vendosin flakën olimpike në ‘Kullën Eifel’, raporton Reuters.

Flaka nuk do të jetë në majë të ‘Kullës Eifel’ për arsye teknike dhe është e paqartë nëse do të qëndrojë përgjithmonë gjatë Lojërave. Ngjarja do të zhvillohet nga 26 korriku deri më 11 gusht, me organizatorët që do të punojnë për dy vjet për të vendosur flakën olimpike në ‘Kullën Eifel’.

Flaka nuk mund të vendoset në majë të kullës për shkak të antenave të instaluara tashmë atje. Vendi për ndezjen e zjarrit në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike ende nuk është përcaktuar.

Flaka Olimpike do të mbërrijë në qytetin port të Marsejës më 8 maj, me anije, pas një udhëtimi 10-ditor përmes Mesdheut nga Greqia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll