Sport

Bundesliga/ Trofeu i argjendtë do të jetë në “Signal Iduna Park” të shtunën…

Trofeu i kampionatit të Bundesligës po shkon drejt Dortmundit, kopja në Këln

23 Maj 2023, 12:30 Nga DOSJA
Bundesliga/ Trofeu i argjendtë do të jetë në “Signal

GJERMANI - Dortmundi është në pritje të momentit të madh këtë fundjavë, që Borussia të bëhet kampione e Gjermanisë dhe t'i japë fund dominimit të Bayern Munichut. 

Trofeu origjinal i kampionatit të Bundesligës do të dërgohet në "Signal Iduna Park" për ndeshjen e së shtunës "verdhezinjtë", njoftoi Sport1 TV, duke cituar burime nga Federata Gjermane e Futbollit.

Borussia Dortmund do të përballet me skuadrën e Mainzit dhe nëse fiton do të festojë me titullin kampion të Gjermanisë. “Verdhezinjtë” janë në krye të renditjes me 70 pikë dhe janë dy përpara kampionit aktual Bayern Munich, me xhiron e fundit të kampionatit që do të luhet këtë fundjavë.

Një kopje e trofeut do të dërgohet në Këln, ku do të luajë skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel. Gjigantët bavarez do të bëhen sërish kampionë, nëse fitojnë ndaj “Dhive” dhe Borussia Dortmund nuk arrin të mposhtë Mainzin në “Signal Iduna Park”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll