Bota

STUDIMI: Humbja globale e kafshëve të egra më alarmante se kurrë

Zhdukja e gjashtë e kafshëve sipas studiuesëve po vjen nga njeriu dhe shkaku kryesor këtë herë është shkatërrimi i peizazheve të egra natyrore për të krijuar toka bujqësore, qytete dhe rrugë, por ndryshimi i klimës po luan gjithashtu një rol të madh i cili do të rritet me ngrohjen e planetit.

23 Maj 2023, 12:30 Nga f.i
STUDIMI: Humbja globale e kafshëve të egra më alarmante se
Bretkosë qelqi

SHBA- Sipas një studimi të ri që zbulon rënie të shpejtë të popullsisë në gati gjysmën e specieve të planetit, humbja e kafshëve të egra po bëhet alarmante. Mediat e huaja shkruajnë se këtë herë janë njerëzit ata që kanë zhdukur tashmë një numër të madh speciesh dhe kanë shtyrë shumë të tjera në prag të zhdukjes , duke i bërë shkencëtarët të flasin për një "zhdukje të gjashtë masive" të specieve.

Zhdukja e gjashtë e kafshëve sipas studiuesëve po vjen nga njeriu dhe shkaku kryesor këtë herë është shkatërrimi i peizazheve të egra natyrore për të krijuar toka bujqësore, qytete dhe rrugë, por ndryshimi i klimës po luan gjithashtu një rol të madh i cili do të rritet me ngrohjen e planetit.

Studiuesit analizuan më shumë se 70,000 lloje në të gjithë globin si gjitarë, zogj, zvarranikë, amfibë, peshq dhe insekte për të parë nëse popullsia e tyre u rrit, u ul ose mbeti e qëndrueshme me kalimin e kohës. Ata zbuluan se 48% e specieve po përjetojnë rënie të popullsisë , me më pak se 3% rritje.

kafshet e egra studimi

Sondazh

Poll