Bota

Zhduket 4-vjeçari në Kosovë, dyshohet se ka rënë në kanal/ Nuk është gjendur ende trupi i tij

Ai ka thënë për KosovaPress se operacioni i shpëtim-kërkimit, i cili nisi dje, pritet të rifillojë sot.

23 Maj 2023, 11:22 Nga k.m.
Zhduket 4-vjeçari në Kosovë, dyshohet se ka rënë
Foto ilustruese

KOSOVË- Një 4-vjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit, në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, mbrëmjen e së hënës.idhur me rastin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, tha se kjo është një nga pistat e dyshimit.

Ai ka thënë për KosovaPress se operacioni i shpëtim-kërkimit, i cili nisi dje, pritet të rifillojë sot.

“Janë dyshimet e para se ai mund të ketë rënë në kanalin e Ibër –Lepencit, por ende nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Ai është zhdukur, nuk është parë nga bashkëmoshatarët e tij. Sot pritet të rifillojnë kërkimet,”- tha Zahiti.

Në pamjet e publikuara shihet dhe kanali ku dyshohet se ka rënë 4-vjeçari.

kosove

Sondazh

Poll