Bota

Çiftit në Angli i ndodh e papritura/ Buallicat e ujit i shkatërrojnë pishinën, dëmi shkon në 25 mijë paund(VIDEO)

Tetë prej tyre përfunduan në pishinë duke shkaktuar një rrëmujë që shkatërroi gardhe dhe oborrin me lule. 

23 Maj 2023, 10:46 Nga f.i
Çiftit në Angli i ndodh e papritura/ Buallicat e ujit i
Buallicat në pishinë

ANGLI- Një çift në Angli ka fituar dëmshpërblim, pasi një tufë buallicash uji u arratis nga një fermë dhe shkatërruan pishinën e tyre të re. The guardian ka siguruar pamje kur tufa me buallica shihet brenda pishinës së çiftit, duke shkaktuar dëme prej 25 mijë paund.

Andy dhe Lynette Smith, të cilët janë në pension tregojnë se kopshti dhe pishina e tyre u shkatërruan pasi kafshët, të cilat peshojnë rreth 600 kg secila, dolën nga një fermë dhe shkuan në pronën e tyre. Tetë prej tyre përfunduan në pishinë duke shkaktuar një rrëmujë që shkatërroi gardhe dhe oborrin me lule. 

<iframe width="620" height="349" src="https://www.youtube.com/embed/w7vOQqgqeHE" title="Water buffaloes escape farm to go for a swim in Essex pool" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" allowfullscreen></iframe>

Kafshët u shpëtuan të padëmtuara nga fermeri.

angli buallicat shkaterojn pishinen

Sondazh

Poll