Bota

Zhdukja e Madeleine McCann/ Fotoja e të dyshuarit gjendet në rezervuar, dedektivët fillojnë kërkimin 2-ditor në zonë

Policia ka gjetur në rezervuarin Algarve një foto të të dyshuarit Christian Brueckner, e cila ka bërë të bllokohet e gjithë zona duke ndaluar edhe fluturimet mbi zonë.

23 Maj 2023, 10:59 Nga f.i
Zhdukja e Madeleine McCann/ Fotoja e të dyshuarit gjendet në
Madeleine McCann dhe Christian Brueckner

GJERMANI- Detaje të reja kanë çuar në hapjen e një kërkimi të madh për zhdukjen e Madeleine McCann. Dailymail raporton se policia ka gjetur në rezervuarin Algarve një foto të të dyshuarit Christian Brueckner, e cila ka bërë të bllokohet e gjithë zona duke ndaluar edhe fluturimet mbi zonë.

Dedektivët janë parë në ujë herët në mëngjes dhe njoftuan se pjesa më e madhe e punës do të bëhet me dorë. Mësohet se operacioni i kërkimit do të zgjasë dy ditë.

Madeleine u zhduk nga apartamenti i pushimeve të familjes së saj ndërsa prindërit, Kate dhe Gerry McCann, po darkonin me miqtë në një restorant tapas aty pranë. Sinjalet e telefonit celular tregojnë se ai ishte pranë resortit Ocean Club në mbrëmjen e 3 majit 2007.

madeleine mccann christian brueckner

Sondazh

Poll