Bota

Ndryshimet e kushtetutës maqedonase/ Sofja kërcënon Shkupin

Ndryshimet e kushtetutës maqedonase kërkohen në kuadër të marrëveshjes me Bullgarisë për zgjidhjen e kontradiktave për gjuhën, identitetin dhe aspektet historike si kusht për vazhdimin e negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

23 Maj 2023, 12:00 Nga f.i
Ndryshimet e kushtetutës maqedonase/ Sofja kërcënon Shkupin
foto ilustruese

BRUKSEL- Tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë rikthyer sërish. Përplasja e radhës vjen në Bruksel në kushtet kur Sofja nuk ka realizuar ndryshimin e Kushtetutës, për të përfshirë pakicën bullgare në preambulën e saj.

Sipas qeverisë bullgare, këto ndryshime kushtetuese janë thelbësore, përndryshe mbi Shkupin do të vendoset sërish vetoja.

Ndryshimet e kushtetutës maqedonase kërkohen në kuadër të marrëveshjes me Bullgarisë për zgjidhjen e kontradiktave për gjuhën, identitetin dhe aspektet historike si kusht për vazhdimin e negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Edhe ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer theksoi se negociatat mund të hapen vetëm me ndryshimin e Kushtetutës.

Kujtojmë se Bullgaria hoqi veton në vitin 2022 pas arritjes së marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, me ndërmjetësimin e Francës, por ndryshimet kushtetuese nuk janë votuar në parlament pasi kundërshtohen nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE.

marredheniet maqedoni-bullgari

Sondazh

Poll