Bota

Raste të reja të gripit të shpendëve, Brazili shpall emergjencë 6-mujore

Shtatë raste janë raportuar në shtetin Espirito Santo dhe një tjetër rast u zbulua në shtetin Rio de Zhaneiro.

23 Maj 2023, 10:39 Nga f.i
Raste të reja të gripit të shpendëve, Brazili shpall
foto ilustruese

BRAZIL- Brazili ka shpallur një emergjencë gjashtëmujore për shëndetin e kafshëve pasi u gjetën disa raste të gripit të shpendëve te shpendët e egra. BBC shkruan se shtatë raste janë raportuar në shtetin Espirito Santo dhe një tjetër rast u zbulua në shtetin Rio de Zhaneiro.

Autoritetet thonë se rastet u gjetën shumë larg nga zonat kryesore të prodhimit të Brazilit në jug të vendit. Gjetja e një rasti në një fermë shpesh shkakton një vrasje të një numri të madh zogjsh dhe ndonjëherë mund të nxisë kufizime tregtare nga vendet e tjera.

Urgjenca shëndetësore është shpallur në të gjithë vendin për 180 ditët e ardhshme si masë paraprake.

gripi i shpendeve brazil

Sondazh

Poll