Aktualitet

SKANDALI me VIDEO- Fleta e votimit plotësohet nga komisionerja, e moshuara vetëm e hedh te kutia (E GJITHA NDODH LIVE)

E njëjta gjë ndodh edhe me fletën e votimit për këshillat bashkiakë.

23 Maj 2023, 12:00 Nga k.m.i.a.
SKANDALI me VIDEO- Fleta e votimit plotësohet nga komisionerja, e moshuara
E moshuara

TIRANË- Një episod i paprecedentë është regjistruar gjatë procesit zgjedhor në 14 maj në Shqipëri. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al, e cila po qarkullon nëpër rrjetet sociale, tregon qartë se si iu plotësohet vota 2 të moshuarave nga një prej komisionereve. Pasi ia plotëson, madje dhe ia kontrollon për siguri nëse ka hequr kryqin në kutinë e duhur, e moshuara e merr fletën e plotësuar nga komisioneri e palos dhe e hedh në kutinë e votimit për kryebashkiakun, por është e paqartë se në cilin qytet ka ndodhur ngjarja. Madje dhe para kamerave të një televizioni që ishte në transmetim direkt.

Pa asnjë droje... Por ç'mund të ketë ndodhur pa praninë e kamerave?!  

VIDEOJA E SIGURUAR NGA SHKELJA: 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll