Aktualitet

Aksioni në Krujë/ Zbulohet një parcelë me 160 rrënjë kanabis, "ferma" ishte në fshatin Sallake

Sipas njoftimit të dhënë nga Policia e Shtetit është bërë me dije se  janë asgjësuar me anë të djegies, rreth 160 fidanë dhe bimë narkotike.

23 Maj 2023, 11:44 Nga k.m.
Aksioni në Krujë/ Zbulohet një parcelë me 160
Foto ilustruese

KRUJË- Policia ka asgjësuar një tjetër parcelë të kultivimit të kanabisit këtë të martë në Krujë. Uniformat blu bëjnë me dije se falë operacionit antikanabis “Territor i pastër”, në fshatin Sallakë është goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa. Sipas njoftimit të dhënë nga Policia e Shtetit është bërë me dije se  janë asgjësuar me anë të djegies, rreth 160 fidanë dhe bimë narkotike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë intensifikuar kontrollet në territore të hapura të rrethit të Krujës, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së gjashtë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatin Sallake, Krujë, u gjetën të kultivuar 160 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u agjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale,”-bëri me dije Policia e Shtetit. 

kruje

Sondazh

Poll