Aktualitet

Sulmet në Belgorod me tre civilë të plagosur, Moska nis hetim për terrorizëm

Rusia ka nisur një hetim për terrorizëm në lidhje me sulmet në Belgorod, ku tre civilë ngelën të plagosur.

23 Maj 2023, 11:14 Nga f.i

Sulmet në Belgorod me tre civilë të plagosur, Moska nis hetim

RUSI- Rusia ka nisur një hetim për terrorizëm në lidhje me sulmet në Belgorod, ku tre civilë ngelën të plagosur. 

'Komiteti Hetimor i Rusisë ka ngritur një çeshtje penale për shkak të krimeve sipas neneve 205, 317, 105, 167, 222, 222.1 të Kodit Penal të Federatës Ruse (akt terrorist, cenim i jetës së oficerëve të zbatimit të ligjit, vrasje në tentativë, shkatërrim ose dëmtim i qëllimshëm i pasurisë, qarkullimi i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse). Sipas hetimit, më 22 maj 2023, përfaqësues të formacioneve të armatosura ukrainase sulmuan rrethin Graivoronsky të rajonit Belgorod. Ndërtesat e banimit dhe administrative, objektet e infrastrukturës civile u bombarduan me mortaja dhe artileri. Si pasojë e këtyre akteve kriminale janë lënduar disa civilë. Aktualisht po kryhen masat hetimore dhe operative për zbardhjen e identitetit të autorëve dhe të gjitha rrethanave të ngjarjes,” -thuhet në deklaratë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll