Aktualitet

'Më jepni 100.000 lekë, ua rregulloj unë'/ I premtoi një çifti pension invaliditeti, arrestohet tekniku i laboratorit në spitalin e Elbasanit

I riu, Etligert Piligriu, laborant i spitalit të Elbasanit i ka marrë çiftit shumën prej 100,000 lekësh.

23 Maj 2023, 11:01 Nga k.m.
'Më jepni 100.000 lekë, ua rregulloj unë'/ I premtoi
Foto ilustruese

ELBASAN- Një punonjës i spitalit të Elbasanit është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se mashtroi një çift pensionistësh. I riu, Etligert Piligriu, laborant i spitalit të Elbasanit i ka marrë çiftit shumën prej 100,000 lekësh. Paratë ua mori me pretendimin se do t'u siguronte në kundërshtim me ligjin, dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e pensionit të invaliditetit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bonusi”, për konstatimin dhe goditjen e një rasti korrupsioni. I mori para një çifti bashkëshortësh, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, pension të invaliditetit, vihet në pranga 37-vjeçari, me detyrë teknik laboratori në spitalin e Elbasanit. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të dy bashkëshortëve, për një rast korrupsioni, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bonusi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi: -E. P., 37 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë teknik laboratori në Spitalin Rajonal Elbasan. Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se 37-vjeçari iu ka marrë këtyre shtetasve (bashkëshortë), shumën 100 000 lekë, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e pensionit të invaliditetit (KMCAP). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

etligert piligriu elbasan

Sondazh

Poll