Aktualitet

Ia vranë djalin para syve, flet babai i Arjan Gosës: U shokova kur pashë djalin të qëlluar, u këput menjëherë!

Sipas tij, të dy kishin dalë për të parë një ndeshje futbolli në lokal, pasi nuk ruheshin sepse mendonin që familja Rexha e kishte mbyllur konfliktin me ta, pasi në ngjarjen e disa muajve më parë, mbetën të vdekur që të dy të rinjtë e përfshirë në konflikt. 

23 Maj 2023, 11:26 Nga k.m.
Ia vranë djalin para syve, flet babai i Arjan Gosës: U shokova kur
I moshuari me djalin e vdekur

KAVAJË- Dy ditë më parë, në sy të të atit të moshuar, u vra me armë zjarri Arjan Gosa. Babai i 48-vjeçarit vetë 80 vjeç, ka dhënë deklarimin e tij në Prokurori për gjithë çfarë dëshmoi në vetë të parë lidhur me ekzekutimin e të birit. Sipas tij, të dy kishin dalë për të parë një ndeshje futbolli në lokal, pasi nuk ruheshin sepse mendonin që familja Rexha e kishte mbyllur konfliktin me ta, pasi në ngjarjen e disa muajve më parë, mbetën të vdekur që të dy të rinjtë e përfshirë në konflikt. 

“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte më kjo histori. Ne nuk ruheshim, pasi nuk na shkonte në mendje që familja Rexha do të vazhdonte hakmarrjen. Djali im Arjani kishte ardhur vetëm pak ditë më parë nga Italia, sepse jetonte atje. Të dy bashkë dolëm që të pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare që autori erdhi. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pashë që Arjani u këput, ndërsa pas meje një person iku me vrap. U shokova kur pashë tim bir të goditur në kokë. S’kishte asnjë shpresë, humbi jetën menjeherë. Unë nuk di çfarë të them më shumë,"-ka deklaruar i moshuari, i cili i qëndroi të birit pranë në momentet e fundit duke i mbajtur dorën. 

Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve./Dosja.al

habib rexha vritet arjan gosa arjan gosa

Sondazh

Poll