23 Maj 2023, 10:53
Nga k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- 10 persona që kanë votuar më shumë se një herë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022 në Bashkinë e Shkodrës tani do të përballen me drejtësinë. 10 persona, të identifikuar vetëm me inicialet e tyre, janë dërguar për Gjykim nga Prokuroria e Shkodrës, pasi akuzohen se kanë kryer veprën penale: “votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” e kryer në bashkëpunim.
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM SHKODËR
Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 10 persona për veprat penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” e kryer në bashkëpunim. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në përfundim të hetimit të procedimit penal nr. 04, të filluar më 09.01.2023, dërgoi në gjyq shtetasin E.D., për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 327/a/1-25 të K.Penal. Po kështu, kjo prokurori dërgoi në gjyq edhe shtetasit N.B., G.B., K.T., A.SH., A.M., R.M., D.Ll., të akuzuar për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 327/a/2-25 të K.Penal dhe shtetasit A.Y., dhe F.B, të akuzuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, të parashikuar nga neni 327/a/1 të K.Penal.
Veprat u konsumuan në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për disa njësi të qeverisjes vendore të datës 06.03.2022.
Nga hetimet për këtë procedim penal, është provuar se ka tre raste të votimit të dyfishtë. Shtetasi E. D., ka votuar për vete dhe për shtetasen B.Q., ndërsa shtetasit A.Y., dhe F. B., kanë votuar dy herë në dy qendra të ndryshme si votues në qendrën e parë dhe si anëtarë të komisionit në qendrën e dytë.
Ndërsa shtetasit N.B, G.B., K.T., R.M., A.M., D. Ll dhe A. Sh., kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 327/a/2 e 25 i K.Penal, duke lejuar me dashje shtetasin E.D., që të votojë me dokumentin e shtetases B.Q.
Nga ana objektive vepra penale është realizuar nga të pandehurit me veprime dhe mosveprime duke lejuar persona për të votuar më shumë së një herë, votimin nga persona pa u paidentifikuar, mosmbajtjen e dokumentacionit zgjedhur sipas kërkesave ligjore duke sjellë si pasojë cenimin dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qendrën e votimit.
shkoder prokuroria e shkodres
Aktualitet
23 Maj 2023, 10:38
k.m.
Julian Agalliu dhe gruaja e tij police
BRITANI E MADHE- Julian Agalliu, "mbreti i drogës", i cili ishte i martuar me një oficer të...
Aktualitet
23 Maj 2023, 10:38
I.A
Droga
MAT- Një 32-vjeçar me emrin Ledovik Haxhija në Mat është arrestuar për shpërndarje të lëndëv...
Aktualitet
23 Maj 2023, 10:11
f.i
permytjet ne Itali
ITALI- Moti i keq ka goditur Italinë, ku një nga zonat e prekuara është edhe rajoni i Reggio Emilia, ku si...
Aktualitet
23 Maj 2023, 10:10
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një 55-vjeçar ka mbetur i vdekur nga përplasja e dy makinave në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. S...
Aktualitet
23 Maj 2023, 09:37
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka arritur të kapë dhe të vërë në pranga një nga autorët e dyshuar t...
Aktualitet
23 Maj 2023, 09:19
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- I moshuari që qëndronte dje pranë trupit të djalit të tij bëri xhiron e rrjetit. Por pas ekze...
Aktualitet
23 Maj 2023, 09:18
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Një 28-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se transportonte me furgon ...
Aktualitet
23 Maj 2023, 08:00
k.m.
TIRANË- Pas debateve të ashpra për dosjen e arrestimit të kryebashkiakut të sapozgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, kreu i ...
Aktualitet
23 Maj 2023, 08:34
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se aksi Fushë Krujë–Thumanë do të bëhet i pakaluesh&eum...
Aktualitet
23 Maj 2023, 08:29
I.A
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë një ...