Bota

Sërish telashe për Donald Trump, shkrimtarja Jean Carroll ngre padi të re ndaj ish-presidentit

Carroll po kërkon dëmshpërblim “për të ndëshkuar Trump”, por gjithashtu “për ta parandaluar atë nga përfshirja në veprime të tjera  dhe për të parandaluar njerëzit e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

23 Maj 2023, 10:27 Nga f.i
Sërish telashe për Donald Trump, shkrimtarja Jean Carroll ngre padi
E. Jean Carroll

SHBA-Shkrimtarja E. Jean Carroll ka ngritur një padi të re për shpifje kundër Donald Trump për deklaratat e tij pas publikimit të vendimit. The Guardian raporton se shkrimtarja ne padinë e ngritur kërkon 10 milion dollarë shtesë për dëmshpërblim, pasi vërejtjet e bëra nga ish-presidenti në përgjigje të akuzave të saj për përdhunimin e kanë prishur aq shumë reputacionin e saj sa ajo humbi punës si kolumniste e këshillave të revistës 'Elle'.

Carroll po kërkon dëmshpërblim “për të ndëshkuar Trump”, por gjithashtu “për ta parandaluar atë nga përfshirja në veprime të tjera  dhe për të parandaluar njerëzit e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. 

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u urdhërua të paguante 5 milionë dollarë pasi u shpall fajtor për ngacmim seksual ndaj saj.  Deklaratat e Trump pas shpalljes së vendimit tregojnë thellësinë e keqdashjes së tij ndaj Carol. Ish-presidenti tha se nuk e kishte takuar kurrë shkrimtaren e revistës Elle, duke e quajtur sërish  “një histori të sajuar”, madje e quajti atë "të çmendur".

donald trump

Sondazh

Poll