Aktualitet

Përplasen automjetet në aksin Tiranë-Elbasan, humb jetën një 55-vjeçar

Si pasojë e përplasjes është plagosur pasagjerja që po udhëtonte me viktimën.

23 Maj 2023, 10:10 Nga k.m.
Përplasen automjetet në aksin Tiranë-Elbasan, humb jetën
Foto ilustruese

TIRANË- Një 55-vjeçar ka mbetur i vdekur nga përplasja e dy makinave në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Si pasojë e përplasjes është plagosur pasagjerja që po udhëtonte me viktimën. Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes së dy makinave, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2023, në aksin rrugor Tiranë - Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll