Sport

Novak Djokovic rrëzohet nga maja e tenisin botëror, ai tani është i 3-ti ...

Në vendin e parë është rikthyer tenisti i ri spanjol Carlos Alcaraz.

23 Maj 2023, 09:45 Nga DOSJA

Novak Djokovic rrëzohet nga maja e tenisin botëror, ai tani

ITALI - Legjenda e tenisit serb Novak Djokoviç e ka humbur kryesimin në renditjen botërore të ATP. Nole, i cili është tenisti me më shumë javë të kaluara në numrin 1 në botë, tani është në vendin e tretë. Në vendin e parë është rikthyer i riu spanjol Carlos Alcaraz.

Novak Djokovic rrëzohet nga maja e tenisin botëror, ai tani

Djokoviç nuk arriti të mbronte titullin e tij në Romë nga viti 2022, duke u eliminuar nga Holger Rune në çerekfinale. Danezi arriti në finale në garë, por humbi nga Daniil Medvedev.

Falë titullit të tij, tenisti rus u ngjit gjithashtu në renditje, duke u pozicionuar në vendin e dytë. “Top 10” në tenisin për meshkuj plotësohet nga Casper Ruud, Stefanos Tsitsipas, Holger Rune, Andrey Rublev, Yannick Siner, Taylor Fritz dhe Felix Auger-Aliassim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll