Sport

Finalja e Champions League, mollë sherri edhe në dasma: “Burri do ekran të madh në sallë!”

Kur nusja e mori vesh që Interi shkoi në finale u ndje e “tradhtuar” dhe reagoi menjëherë në rrjetet sociale. Menjëherë, postimi i saj u bë viral.

23 Maj 2023, 10:28 Nga DOSJA
Finalja e Champions League, mollë sherri edhe në dasma: “Burri

ITALI - Interi dhe Manchester City do të luajnë finalen e Champions-it më 10 qershor në Stamboll. Një takim historik për dy skuadrat, i cili po pritet me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga tifozëritë respektive.

Megjithatë, një tifoz i flaktë zikaltër duket se nuk e kishte parashikuar një arritje të jashtëzakonshme të skuadrës së Interit ose kishte bërë llogaritë gabim, duke caktuar më 10 qershor dasmën e tij.

Kur nusja e mori vesh që Interi shkoi në finale u ndje e “tradhtuar” dhe reagoi menjëherë në rrjetet sociale. Menjëherë, postimi i saj u bë viral.

“Përshëndetje të gjithëve! Unë do të martohem më 10 qershor 2023 dhe për ironi, atë ditë është finalja e Champions League… Dhe për ironi në finale është Interi, skuadra e burrit tim të ardhshëm… Ai thotë se nuk e ka problem të mos e shikojë ndeshjen, por ngulmon të vendosë një televizor për të ftuarit. Ai thotë se do të do të dukem keq nëse nuk e bëj. Sinqerisht, për mua, përshtypje të keqe do të bënin ata që do të shihnin ndeshjen në vend që të festonin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll