Sport

Newcastle në qiell, rikthehet pas 20 vitesh në Champions League

Vendasit dominuan takimin, por nuk ia dolën të shënonin golin e tri pikëve.

23 Maj 2023, 09:00 Nga DOSJA

Newcastle në qiell, rikthehet pas 20 vitesh në Champions League

ANGLI - Përfundon pa gola Newcastle-Leicester City, ndeshje e javës së 37-të në Premier League. Vendasit dominuan takimin, por nuk ia dolën të shënonin golin e tri pikëve.

Shtyllë dhe shumë raste të humbura nga djemtë e Eddie Howe, ndërkohë që pika mban gjallë shpresat e “Dhelprave” për të mbijetuar. Barazimi i mjaftoi Newcastle të sigurojë matematikisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Bardhezinjtë kanë zhvilluar një sezon fantastik dhe pas plot 20 vitesh do të luajnë në turneun e më të mirëve.

Newcastle në qiell, rikthehet pas 20 vitesh në Champions League

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll