Sport

Opsionet e mundshme për ndeshjet në Champions për Tiranën dhe Partizanin!

Si Tirana ashtu edhe Partizani, pra secila prej këtyre dy ekipeve që do të shpallet kampion, nuk do të jetë në listën e favoritëve në turin e parë të Champions. Për këtë arsye, përpara tyre do të ketë ekipe më të forta.

23 Maj 2023, 10:00 Nga DOSJA
Opsionet e mundshme për ndeshjet në Champions për Tiranën

TIRANE - Tirana dhe Partizani po vazhdojnë luftën për titullin kampion në Superiore. Bardheblutë po kryesojnë me dy pikë më shumë se rivali i përjetshëm kur kanë ngelur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit.

Tashmë është e qartë panorama edhe sa i përket rivalëve të mundshëm të ekipeve të kryeqytetit në turin e parë të Champions League.

Si Tirana ashtu edhe Partizani, pra secila prej këtyre dy ekipeve që do të shpallet kampion, nuk do të jetë në listën e favoritëve në turin e parë të Champions. Për këtë arsye, përpara tyre do të ketë ekipe më të forta.

Ferencvaros, Qarabag, Slovan Bratislava dhe Sherif Tiraspol janë kundërshtarët e mundshëm më të padëshirueshëm. Nga ana tjetër, TNS, HJK, Flora dhe Zalgiris mund të ishin rivalë më të preferuar për të pasur shansin e kalimit më tej.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll