Sport

Kina në histeri! Leo Messi dhe Argjentina do të jenë Pekin në qershor për një miqësore…

Ambasada e Argjentinës në Kinë ka njoftuar se kampionët e botës do të përballen me Australinë më 15 qershor.

23 Maj 2023, 08:45 Nga DOSJA

Kina në histeri! Leo Messi dhe Argjentina do të jenë Pekin

KINE - Kampionia botërore e futbollit, Argjentina do të luajë kundër Australisë në Pekin në qershor. Superylli i skuadrës Lionel Messi pritet të jetë në formacionin ‘Albiceleste’ dhe prania e tij pa dyshim që po shkakton histerinë e biletave te tifozët kinezë.

Ambasada e Argjentinës në Kinë njoftoi sot se kampionët e botës do të përballen me Australinë më 15 qershor. Messi do ta vizitojë vendin për herë të parë që nga viti 2017 dhe për të shtatën herë në karrierën e tij, shkruan agjencia Reuters.

Kapiteni i Argjentinës vizitoi Kinën për herë të parë në vitin 2005, kur Barcelona po stërvitej në Azi. Në vitin 2010, Messi dhe Barcelona mundën Beijing Guoan 3-0 në një ndeshje kontrolli. Lajmet për miqësoren ndaj Australisë u bënë shpejt një temë në trend në mediat sociale kineze. Kërkesat për bileta pritet të jenë në qindra mijëra.

“Nëse arrij të marr një biletë, me kënaqësi do të heq dorë nga takimet më romantike për një vit”,- ka shkruar një tifoz futbolli nga Kina. Në fillim të marsit, kapiteni Leo Messi shënoi “hat-trick” për Argjentinën me 7 gola, i cili kaloi edhe shifrën e 100 golave ​​me fanelën e kombëtares.

Kina në histeri! Leo Messi dhe Argjentina do të jenë Pekin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll