Sport

Panik në fushë për futbollistin shqiptar, humbet ndjenjat, transportohet në spital!

Mbrojtësi që është pjesë e Ujpest në elitën e futbollit hungarez, humbi 2 herë ndjenjat gjatë duelit mes Kecskemet në duelin e vlefshëm për kampionat.

22 Maj 2023, 23:13 Nga DOSJA
Panik në fushë për futbollistin shqiptar, humbet ndjenjat,

HUNGARI - Futbollisti shqiptar i Kosovës, Lirim Kastrati ka përjetuar momente paniku, teksa ka humbur dy herë ndjenjat në fushën e sportit.

Mbrojtësi që është pjesë e Ujpest në elitën e futbollit hungarez, humbi 2 herë ndjenjat gjatë duelit mes Kecskemet në duelin e vlefshëm për kampionat.

Kastrati u përplas në minutën e 29-të me futbollistin Hadaro, teksa nga përplasja humbi ndjenjat. Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, mbrojtësi u përmend, por trajneri vendosi ta zëvendësonte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll