Aktualitet

Portieri i Partizanit ra nga kati i gjashtë, FSHF-ja: Jemi pranë familjes, forca kampion

5 Tetor 2019, 20:50 Nga DOSJA
Portieri i Partizanit ra nga kati i gjashtë, FSHF-ja: Jemi pranë

TIRANË– Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas lajmit se portieri i Partizanit Aldo Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte. 

Në një status në rrjetet sociale, FSHF-ja shpreh gatishmërinë për të ndihmuar në rikuperimin e shpejtë të Aldos.

Në rreshta, FSHF-ja e quan Teqen kampion dhe i jep kurajo familjes që të përballojë ngjarjen e rëndë. 

Reagimi i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident.

Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e Klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjëndja ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshdueshëm nga mjekët.

Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë si institucion për të ndihmuar rikuperimin e shpejtë të Aldos.
Forca Aldo ?
Forca kampion ?⚫️

Në një njoftim zyrtar Policia e Shtetit raportoi se Teqja është vetëhedhur nga ballkoni i katit të gjashtë në kushte të rënduara psikologjike. Ende nuk dihet si qëndron ngjarja, pasi as futbollisti dhe as familjarët e tij nuk kanë dhënë një sqarim. Klubi Partizani shprehet se ngjarja ka qenë aksidentale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aldo teqja fshf partizani vetehidhet nga ballkoni aldo teqja aldo teqja fshf partizani vetehidhet nga ballkoni aldo teqja

Sondazh

Poll