Aktualitet

Hidhet nga ballkoni portieri i Partizanit, policia: Teqja vuante nga depresioni. Partizani: Ra aksidentalisht

5 Tetor 2019, 19:27 Nga DOSJA
Hidhet nga ballkoni portieri i Partizanit, policia: Teqja vuante nga depresioni.

TIRANË– Portieri i Partizanit Aldo Teqja është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Medar Shtylla” në kryeqytet, në lagjen ku banonte futbollisti.

Teqja marrë plagë të shumta në trup por është dërguar menjëherë në spital. Aktualisht ai ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia bënë me dije se Teqja po kalonte një periudhë të vështirë dhe në kushte të rënda psikologjike është vetëhedhur nga ballkoni.

Po këtë gjë e ka mohuar klubi i Partizanit. Sipas të kuqve, Teqja ka rënë askidentalisht dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet si qëndron ngjarja, pasi as futbollisti dhe as familjarët e tij nuk kanë dhënë një sqarim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aldo teqja partizani portieri i partizanit vetehidhet nga ballkoni aldo teqja aldo teqja partizani portieri i partizanit vetehidhet nga ballkoni aldo teqja

Sondazh

Poll