Aktualitet

Sulm në zemër, shuhet ish-futbollisti i Kastriotit, ekipi në lot për 20-vjeçarin: Prehu në paqe Erjon (Foto)

5 Tetor 2019, 18:48 Nga DOSJA
Sulm në zemër, shuhet ish-futbollisti i Kastriotit, ekipi në lot

KRUJË– Ish-futbollisti i ekipit të Kastriotit ka ndërruar jetë një ditë më parë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ekipi i Kastriotit, teksa në një status në Facebook, shkruan ngushëllimet për humbjen e thellë.

Klubi bën me dije se Erjon Ruçi ka ndërruar jetë pas një feste që ka pasur një natë më oparë, pasi ka pësuar goditje në zemër.

Sot humbëm Erjonin, një i ri që dha kontribut të madh tek moshat e Kastriotit, për vite me radhë. Sezonin aktual, Erjoni, vendosi që të ndiqte tjetër rrugë, dhe jo futbollin, e kjo për arsye personale. Mbrëmbë në një rast gëzimi, Erjoni mori një goditje në zemër, që për fatin e tij të keq nuk mundi që t’i mbjetojë. Klubi i “Kastriotit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ruci, dhe të afërmve për këtë humbje të parakoshme. Prehu në paqe Erjon!”- shkruhet në status.

Ruçi ka qenë mjaft aktiv në ekipe por në fillim të këtij sezoni ka hequr dorë nga futbolli për arsye personale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erjon ruci vdes futbollisti i kastriotit erjon ruci vdes futbollisti i kastriotit

Sondazh

Poll