Aktualitet

“Peshë e rondë që u mbijetoi klaneve”, Turi dedikim me elozhe Liridon Pulës: Ky shtet është me brekë nëpër këmbë

5 Tetor 2019, 15:44 Nga DOSJA
“Peshë e rondë që u mbijetoi klaneve”, Turi dedikim

TIRANË– Moderatori Turjan Hysko ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për ish-kreun e Kadastrës që u arrestua për shpërdorim detyre, Liridon Pulën. Në një status në Instagram, Hysko shkruan se Pula ishte një person që punonte fort dhe i pakooruptueshëm.

Ndër rreshta, moderator thekson më tej se ish-kreu i Kadastrës do ia dalë të mos fundoset nga ata që e duan këtë gje, pasi sipas Turit është një njeri i sfidave dhe përballon ‘hienat’.

Moderatori vë theksin edhe tek mënyra se si funksionon shteti shqiptar, të cilin e quan ‘me brekë nëpër këmbë’.

Ka vetem tre muaj qe ka marre detyren ne Durres si drejtues i Kadastres dhe qe nga dita e pare me lodhte koken duke me shpjeguar sa dosje zgjidhte ne dite, sesi cdo ankese mundohej ti pergjigjej vet, sesi kishte vene numrin e tij personal tek xhami i ankesave, sesi perballonte presionin e atyre qe kishin vite aty brenda dhe qe nje zot e di cfare masakre kane bere me pronat e Durresit! E shihja sa krenar ishte qe po i rezistonte trysnise dhe kercenimeve te klaneve miliardere, korruptive qe prej vitesh kane mbreteruar aty.

Une jam i sigurt qe ti do e fitosh kete beteje sepse pavaresisht se ky vend eshte me breke neper kembe, besoj fort qe e mira dhe e drejta vonon por fiton! Hienat nuk mund ti bejne asgje nje peshe te rondë si ty. Me i forte do dalesh nga e gjithe kjo maskarade!”– shkruan Turi krahas një fotoje të Liridon Pulës.

 

 

Ka vetem tre muaj qe ka marre detyren ne Durres si drejtues i Kadastres dhe qe nga dita e pare me lodhte koken duke me shpjeguar sa dosje zgjidhte ne dite, sesi cdo ankese mundohej ti pergjigjej vet, sesi kishte vene numrin e tij personal tek xhami i ankesave, sesi perballonte presionin e atyre qe kishin vite aty brenda dhe qe nje zot e di cfare masakre kane bere me pronat e Durresit! E shihja sa krenar ishte qe po i rezistonte trysnise dhe kercenimeve te klaneve miliardere, korruptive qe prej vitesh kane mbreteruar aty. Une jam i sigurt qe ti do e fitosh kete beteje sepse pavaresisht se ky vend eshte me breke neper kembe, besoj fort qe e mira dhe e drejta vonon por fiton! Hienat nuk mund ti bejne asgje nje peshe te rondë si ty. Me i forte do dalesh nga e gjithe kjo maskarade!

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko) on

Liridon Pula u arrestua në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për “Shpërdorim Detyre”. Në vend të Pulës është vendosur Arjan Cengu. Kohët e fundit në Kadastrën e Durrësit, por dhe në qytete të tjera në Shqipëri ka pasur lëvizje të shumta, po ashtu ka pasur dhe përplasje. Në Vlorë për disa ditë drejtori i shkarkuar nuk liroi zyrën, duke krijuar një situatë të paprecedentë. Ndërkohë kanë nisur dhe hetimet për disa zyrtarë të Kadastrës në Vlorë.

Ditën e sotme në një konferencë për mediet, Braçe akuzoi prokurorin Arjan Ndoji se gënjeu në gjykatë për personin që ka bërë padinë ndaj Liridon Pulës. Ai theksoi se kallëzuesi është anonim dhe jo pronar, apo investitor i pronave në Gjirin e Lalëzit. Sipas tij, ish-drejtori i ASK-së nuk përmendet në asnjë resht në padi dhe madje është shantazhuar para se të shkarkohej.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet liridon pula turjan hysko liridon pula turjan hysko

Sondazh

Poll