Aktualitet

Veliaj s’u ndahet makinave luksoze, gjobit ‘bishën’ në mes të Tiranës: Për 40 lekë (Foto)

5 Tetor 2019, 20:32 Nga DOSJA
Veliaj s’u ndahet makinave luksoze, gjobit ‘bishën’

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar dy foto në rrjetet sociale, teksa tregon se policia bashkiake ka gjobitur një tjetër makinë.

Edhe këtë herë, si shumë të tjera, bëhet fjalë për një ‘bishë’ luksoze që gjobitet për parkim në vendin e gabuar.

Makina e verdhë luksoze është e llojit Corvete Z06, model i vitit 2016.

“Makinë e bukur, parkimi skandal! Parkimi në Zonën B është vetëm 40 lekë. ?️
Fakti që ke makinë të bukur, s’do thotë që parkimin e ke falas. ✌?”- shkruan Veliaj krahas fotove.

Vetëm pak javë më parë, kryebashkiaku gjobiti një Ferrari dhe e publikoi në rrjetet sociale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj gjobe per parkim erion veliaj gjobe per parkim

Sondazh

Poll