Art&Argëtim

Lajm i hidhur për adhuruesit e 'Thor', Ray Stevenson mbyll sytë 4 ditë para ditëlindjes së 58-të

Aktori britanik dha frymën e fundit të dielën, katër ditë para se të festonte ditëlindjen.

22 Maj 2023, 20:46 Nga a.l
Lajm i hidhur për adhuruesit e 'Thor', Ray Stevenson mbyll
Ray Stevenson

SHBA- Një lajm aspak i këndshëm vjen për të gjithë adhuruesit e serive të Marvels 'Thor'. Një nga aktorët e spikatur për rolet në një seri filmash të njohur, Ray Stevenson ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.

Aktori britanik dha frymën e fundit të dielën, katër ditë para se të festonte ditëlindjen. Sakaq nuk janë bërë të ditura detajet e vdekjes sapo shkaqet, shkruajnë mediat e huaja. 

Stevenson ishte mjaft i njohur në kinematografi, ku ka spikatur edhe në filmat dhe serialet si “GI Joe: Retaliation”, “Divergent”, “The Divergent Series: Insurgent” dhe “The Divergent Series: Allegient”. 

ray stevenson

Sondazh

Poll