Art&Argëtim

Beyonce "lëshon dorën", porositi 2000 euro ushqim për të llastuar ekipin e saj

Këngëtarja e bëri porosinë duke përdorur emrin e saj të vërtetë dhe jo një pseudonim.

22 Maj 2023, 10:41 Nga k.m.
Beyonce "lëshon dorën", porositi  2000 euro ushqim për
Beyoncé

SHBA- Beyoncé ka një zemër shumë e madhe dhe kjo duket... Këngëtarja e njohur shpenzoi 2080 euro në një restorant të shtunën e kaluar, gjatë turneut të saj në Murrayfield të Skocisë. 41-vjeçarja futi dorën thellë në xhep për të ushqyer stafin e saj.

Këngëtarja porositi 110 hamburgera pule, duke bërë një faturë që i kalonte 2000 euro. Për t'u siguruar që i gjithë grupi i saj do të ishte i kënaqur, ajo porositi ushqim nga e gjithë menyja, duke përfshirë opsionet vegjetariane.

Në fakt, ajo e bëri porosinë duke përdorur emrin e saj të vërtetë dhe jo një pseudonim.

Shikoni faturën me porosinë që Beyoncé bëri për stafin e saj:

Beyonce "lëshon dorën", porositi  2000 euro ushqim për

beyonce

Sondazh

Poll