Art&Argëtim

ME VIDEO- Protestuesja e veshur me një fustan në ngjyrat e Ukrainës "lahet me gjak" në Kanë

Gruaja e paidentifikuar teksa po ecte është ndalur për të pozuar para kamerave dhe më pas ka nxjerrë nga gjoksi dy qese me bojë të kuqe.

22 Maj 2023, 12:31 Nga k.m.
ME VIDEO- Protestuesja e veshur me një fustan në ngjyrat e
Protestuesja

FRANCË- Një protestuese u shfaq në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Kanë e veshur me një fustan në ngjyrat e flamurit të Ukrainës, verdhë edhe blu. Gruaja e paidentifikuar teksa po ecte është ndalur për të pozuar para kamerave dhe më pas ka nxjerrë nga gjoksi dy qese me bojë të kuqe.

E më pas u mbulua me bojën e kuqe, para se të kapej prej krahësh nga sigurimi. Në një shfaqje të dukshme mbështetjeje për Ukrainën, e reja u mbulua me bojë në premierën e filmit Acid të Just Philippot.

Shikoni videon

Demonstrata u mbajt pas një deklarate të Volodymyr Zelenskyy, i cili e krahasoi shkatërrimin e dhunshëm të pjesëve të Ukrainës nga rusët me shkatërrimin që ndodhi në Hiroshima.

kane

Sondazh

Poll